image Në një lidhje me Sarën, Pajtimi takon ”vjehrrin”, përpiqet ta joshë me një shishe verë

Bota e Yjeve

Në një lidhje me Sarën, Pajtimi takon ”vjehrrin”, përpiqet ta joshë me një shishe verë

news image

Sarah e Big Brother Vip mundi që të takojë babain e saj, personin më të dashur për të. Ajo prej ditësh kishte mallin e largësisë ndaj tij por gjithashtu edhe merakun se si ai e kishte analizuar lidhjen e saj me Pajtimin.

Pas një takimi shumë të ëmbël dhe emocionues, babai i Sarës zhvilloi edhe një tjetër takim po aq të rëndësishëm. Ai ‘’ftoi’’ për takim Pajtimi, me të cilën Sarah ka nisur një histori dashurie brenda shtëpisë.

Pasi u informua për ftesën Pajtimi së bashku me Arbrin vrapuan menjëherë të zhvillonin këtë takim. Për një performancë sa më dinjitoze, Pajtimi rrëmbeu një shishe verë dhe u përpoq të përzgjidhte fjalët më të bukura.

Gjatë takimit Pajtimi i shprehu babait të Sarës se priste që ai të ishte më i rreptë në komunikimin me ta. ‘’Prisja që të kishe veshur kostumin e ushtrisë sot. Tani po kuptojmë se nga e ka marrë pozitivitetin Sarah’’,- u shpreh ai i emocionuar./GazetaSinjali/