image Në New York gjendet ora që numëron ditët deri në fundin e botës

Kuriozitete

Në New York gjendet ora që numëron ditët deri në fundin e botës

news image

Nuk mjaftoi pandemia Covid-19 për të krijuar ankth te qytetarët e New Yorkut, një instalim i ri i përkohshëm në një ndërtesë të famshme të Manhatanit i kujton botës se një krizë tjetër masive po na godet.

“Toka ka një afat”, ekrani LED numëron çdo minutë. Që nga dje, 28 shtator, ky afat është rreth 7 vjet dhe 94 ditë.

Ora ikonike dixhitale Metronome e shtrirë nëpër një ndërtesë përballë Union Square fundjavën e kaluar u shndërrua në një “Orë Klimatike” që transmeton kohën e mbetur për të shmangur një katastrofë klimatike.

“Ora e klimës” numëron vitet, ditët, orët, minutat dhe sekondat e mbetura për të frenuar emetimet e gazeve serë. Kufizimi i ngrohjes globale në 1.5°C është thelbësor, thonë shkencëtarët dhe mund të arrihet duke shmangur rritjen e paqëndrueshme të niveleve të detit, përmbytjet, humbjen e shkëmbinjve nënujorë koralorë, zjarret dhe katastrofat e tjera.

Afati është bazuar në të dhënat e Institutit të Kërkimeve Mercator për Global Commons dhe Ndryshimet Klimatike (MCC), krijuesi i “Orës së Karbonit”.

Pavarësisht mesazhit urgjent, krijuesit e orës thonë se trajektorja aktuale e planetit nuk është e pandalshme. Ora tregon dy numra. Numri i kuq është afati i fundit për të ndërmarrë veprime vendimtare për të mbajtur ngrohjen nën pragun e 1.5°C. Numri i dytë, në ngjyrë të gjelbër, ndjek përqindjen në rritje të energjisë në botë që aktualisht furnizohet nga burimet e rinovueshme. Qëllimi është që kjo përqindje të rritet në 100% para se ora e numërimit të arrijë në zero. /Gazeta Sinjali/