image Në natën e parë si kryeministër Rishi Sunak bisedon me Volodymyr Zelenskyn

Botë

Në natën e parë si kryeministër Rishi Sunak bisedon me Volodymyr Zelenskyn

news image

Pas një sërë emërimesh në kabinet, Rishi Sunak foli në telefon mbrëmë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kryeministri i ri e përdori thirrjen për të “nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën”, thotë një zëdhënës i Downing Street.

Sunak, gjithashtu e siguroi Zelenskyn se mbështetja për Ukrainën “do të ishte e fortë sa kurrë më parë” nën kryesinë e tij, sipas zëdhënësit.

“Të dy liderët ranë dakord për nevojën për të vazhduar presionin mbi regjimin barbar të Putinit përmes sanksioneve të vazhdueshme ekonomike”.

Në Twitter, Zelensky e përshkroi bisedën si “të shkëlqyer”, duke thënë se ai ishte “gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e popullit britanik”, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/