image Në mungesë të vaksinave antiCOVID, qytetari nga Prishtina krijon filterin "Vaccine Fake" në Instagram

Qesharake

Në mungesë të vaksinave antiCOVID, qytetari nga Prishtina krijon filterin “Vaccine Fake” në Instagram

news image

Një qytetar, Dardan Ibrahimi, që njihet në Instagram me emrin @sabri_fejzullahu, ka krijuar një filter interesant, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mungesë të vaksinave antiCOVID, ai ka krijuar filterin “Vaccine Fake”, përmes të cilit, sapo ta ngarkoni një fotografi tuajën, iu vendosen duart e një infermieri mjekësor duke iu dhënë vaksinën.

Me të krijuar këtë filter, ai u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë nga qytetarët të shumtë në Kosovë, të cilët krijuan edhe shaka të ndryshme me përshkrimet e tyre, ku gjitha nga ata duket se janë në pritje për të marr vaksinat reale dhe jo ato virtuale./Gazeta Sinjali/