Një qytetar, Dardan Ibrahimi, që njihet në Instagram me emrin @sabri_fejzullahu, ka krijuar një filter interesant, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mungesë të vaksinave antiCOVID, ai ka krijuar filterin “Vaccine Fake”, përmes të cilit, sapo ta ngarkoni një fotografi tuajën, iu vendosen duart e një infermieri mjekësor duke iu dhënë vaksinën.
Me të krijuar këtë filter, ai u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë nga qytetarët të shumtë në Kosovë, të cilët krijuan edhe shaka të ndryshme me përshkrimet e tyre, ku gjitha nga ata duket se janë në pritje për të marr vaksinat reale dhe jo ato virtuale./Gazeta Sinjali/