image Në mungesë të kuorumit nuk miratohet raporti vjetor i ZRRE-së për vitin 2020

Politikë

Në mungesë të kuorumit nuk miratohet raporti vjetor i ZRRE-së për vitin 2020

news image

Kuvendi nuk ka miratuar raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për vitin 2020, pasi që nga 88 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështeti miratimin e raportit, pasi sipas tyre, ndër disa dështime, ka pasur humbje teknike përkundër zotimeve se humbjet do të zvogëloheshin vit pas viti.

Megjithatë, partitë opozitare ishin pro miratimit të raportit, duke thënë se ZRRE është një agjenci e pavarur e cila ka kryer disa punë të rëndësishme përkundër sfidave, ku u përmend lidhja e linjës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mund të them se ka qenë mjaft përmbajtjesor dhe pasqyrat financiare kanë qenë mjaft transparente”, tha Pal Lekaj në emër të AAK-së.

Armend Muja, kundërshtoi zërat e opozitës se raporti nuk po miratohet nga LVV, në mënyrë që të ketë shkarkime të reja në këtë agjenci./GazetaSinjali/