Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mungesë të kuorumit ka dështuar ta votojë Projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2021.
Deputeti, Shkëlzen Hajdini ishte ai i cili propozoi që të dy Projektligjet, ai për Rimëkëmbje Ekonomike dhe i Buxhetit të shtyhen për mbledhjen e radhës.
Ndërsa në lidhje me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, deputeti i PDK-së, Kujtim Shala ka thënë se është bërë problem për qytetar e biznese.
Kurse deputeti Veton Berisha ka thënë se e konfirmon se me votë publike e mbështetë propozimin e Kujtim Gashit të PDK-së në favor të amendamenteve. Në Komision është miratuar raporti nëntëmujor i Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, tha se për shkak të pandemisë shpenzimet janë më të ulëta.
Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi ka konfirmuar se për shkak të mosmbajtjes së aktiviteteve janë zvogëluar shpenzimet.
“E mbaj përgjegjësinë që nuk është kursim por nga mosmbajtja e aktiviteteve janë ulur shpenzimet”.
Kryetari i Komisionit Hekuran Murati ka thënë se mund të bëhet racionalizim i shpenzimeve./Gazeta Sinjali/