image Në moshën 27-vjeçare, vdes aktori i serialit të famshëm amerikan

Film

Film/ Në moshën 27-vjeçare, vdes aktori i serialit të famshëm amerikan

news image

Ka vdekur në moshën 27-vjeçare, aktori i njohur i serialit “Amerikan Horror Story”, Harry Hains.

Hains vdiq pas luftës me sëmundjen mendore dhe varësinë nga droga.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e aktorit, përmes rrjetit social Instagram, duke treguar që ai ka ndërruar jetë më 7 janar.

“Ai ishte 27 vjeç dhe e kishte botën në këmbët e tij. Por për fat të keq ai luftoi me sëmundje mendore dhe varësinë nga droga. Do të më marrë malli për Harry çdo ditë të jetës sime”, ka shkruar ajo ndër të tjera në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B7Gz5r2DvHE/?utm_source=ig_embed

Përveç serialit “American Horror Story: Hotel”, ai pati luajtur edhe në seri të tilla si” OA dhe The Deleted. /Gazeta Sinjali/