image Në mesin e zyrtarëve policorë të arrestuar për korrupsion janë edhe dy rreshterë

Siguri

Në mesin e zyrtarëve policorë të arrestuar për korrupsion janë edhe dy rreshterë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale sot ka zhvilluar një aksion kundër krimit dhe korrupsionit në pikën kufitare në Vërmicë, që ka rezultuar me 26 policë të arrestuar.

Përmes një komunikate për medie, IPK njofton se në mesin e zyrtarëve policorë të arrestuar janë edhe dy rreshterë që dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale. Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”, thuhet në komunikatë.

Si pjesë e procedurave administrative, IPK ka bërë të ditur se është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.

26 zyrtarët policorë që janë vënë në prangat e IPK-së dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”. Të njëjtit janë dërguar në IPK për intervistim.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka siguruar listën e plotë me emrat e 26 zyrtarëve policorë që u arrestuan sot nga Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë aksionit “Pika 2”.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Speciale kanë bërë të ditur se 26 zyrtarët policorë që dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti” janë:

/GazetaSinjali/