image Në mesin e 87 të shëruarve nga koronavirusi është edhe një grua shtatzënë

Kosovë

Shëndetësi/ Në mesin e 87 të shëruarve nga koronavirusi është edhe një grua shtatzënë

news image

Një grua shtatzënë që po trajtohej në Klinikën Infektive është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur intektiologu Valbon Krasniqi përmes një statusi në Facebook.

Krasniqi ka shkruar se në mesin 87 të shëruarve është edhe shtatëzëna e shtrirë në klinikë.

Postimi i plotë:

Sot vjen lajmi më i mirë: 87 me 1;

Vetëm 1 rast i ri i konfirmuar me COVID-19;

87 të shëruar, në mesin e tyre edhe shtatëzëna e shtrirë në klinikë. Urime.

Para 3 ditëve paralajmërova prerjen (takimin) e 2 vijave.

Dhe sot më 5 Maj, në ditën e 54-të të pandemisë ndodhi kjo.

Sot, në Kosovë kemi për herë të parë që prej fillimit të pandemisë, kemi më shumë të shëruar (463) se sa raste aktive (350).

Sigurt, por të kujdesshëm drejt fundit të pandemisë