image Në Mbretërinë e Bashkuar raportohen shtatë të vdekur për shkak të mpiksjes së gjakut

Evropë

Në Mbretërinë e Bashkuar raportohen shtatë të vdekur për shkak të mpiksjes së gjakut

news image

Shtatë persona janë raportuar të vdekur në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e mpiksjes së gjakut, pasi morën vaksinën Oksford-AstraZeneca, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç raporton BBC-ja, 30 persona nga 18 milionë të vaksinuar deri më 24 mars kanë raportuar për mpiksje gjaku.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) thotë se përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.

Sidoqoftë, shqetësimi ka bërë që vendet e tjera sikurse Gjermania, Franca, Holanda dhe Kanadaja të kufizojnë përdorimin e vaksinës, në mënyrë që të aplikohet vetëm për njerëzit e moshuar.

Hetimi fillestar i Agjencisë Evropiane të Barnave ka konstatuar se AstraZeneca nuk e rrit rrezikun e përgjithshëm të mpiksjes së gjakut, por nuk ka mundur të përjashtojë lidhjen me mpiksjet e rralla dhe ka rekomanduar që broshurës së vaksinës t’i shtohet një paralajmërim i ri. Vaksina është e autorizuar për njerëzit 18 vjeç e lart.

/GazetaSinjali/