image Në Maqedoni nisin ndeshjet me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Futboll

Sport/ Në Maqedoni nisin ndeshjet me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

news image

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që sot t’i nis ndeshjet e kampionatit maqednas me një minutë heshtje, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Natyrisht në Maqedoni jetojnë shqiptarë të shumtë, të cilët nuk i kanë kursyer ndihmat e tyre për Shqipërinë dhe këtij solidarizimi tashmë do t’i bashkohen të gjitha klubet e futbollit dhe futbollistët.

Kujtojmë se nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë kanë mbetur të vdekur 27 persona, dy prej të cilëve nga Kosova./Gazeta Sinjali/