image Në Mal të zi konfiskohen mijëra pako me cigare, vlera e tyre kap shifrën rreth 3 milionë euro

Rajon

Në Mal të zi konfiskohen mijëra pako me cigare, vlera e tyre kap shifrën rreth 3 milionë euro

news image

Në Malin e zi konfiskohen 5 mijë pako cigaresh që kanë vlerë rreth 3 milionë euro në tregun e lirë.

Këtë aksion të Drejtorisë së të Ardhurave Doganore e ka përcjell edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Po i japim fund krimit dhe kontrabandës së cigareve në Mal të Zi” ka thënë Abazoviq.

Ai ka vizituar produktet e konfiskuara të duhanit në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit, raporton Vijesti.

Ai tha se nuk do të ndalet dhe se këto aktivitete po tentojnë të dëmtojnë Qeverinë e Malit të Zi.

/GazetaSinjali/