image Kapen mbi 50 kg kokainë në Durrës, droga ishte futur mes qymyri

Shqipëri

Kapen mbi 50 kg kokainë në Durrës, droga ishte futur mes qymyri

news image

Si duket trafikantët kanë nisur të ndryshojnë strategjinë, ku deri më tani jemi mësuar që të kapet në ngarkesa me banane, tashmë droga duket se po fshihet edhe në ngarkesa të tjera, siç ishte rasti i sotëm ku ishte futur brenda në qymyr.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se kanë kapur 53 pako kokainë, në portin e Durrësit, të ndara në 2 çanta.

Ashtu siç raporton euronews, bëhet fjalë për mbi 50 kilogramë drogë, e cila është gjetur në një anije qymyri që u ankorua dje në port.

Unistream transportonte 6.500 ton qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.

Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse, por të paktën deri nuk ka ndonjë njoftim nga organet shtetërore, që ka të ndaluar për këtë sasi kokaine që vinte nga Kolumbia.

/GazetaSinjali/