Në Malin e zi konfiskohen 5 mijë pako cigaresh që kanë vlerë rreth 3 milionë euro në tregun e lirë.
Këtë aksion të Drejtorisë së të Ardhurave Doganore e ka përcjell edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
“Po i japim fund krimit dhe kontrabandës së cigareve në Mal të Zi” ka thënë Abazoviq.
Ai ka vizituar produktet e konfiskuara të duhanit në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit, raporton Vijesti.
Ai tha se nuk do të ndalet dhe se këto aktivitete po tentojnë të dëmtojnë Qeverinë e Malit të Zi.