image Në komunat veriore vendoset “orë policore” e rreptë 18 orëshe

Kosovë

Njoftim/ Në komunat veriore vendoset “orë policore” e rreptë 18 orëshe

news image

Shtabi i Krizës për komunën e Mitrovicës së Verit dhe Zvecanit i kryesuar nga Goran Rakiq ka vendosur që të ndalojë lëvizjen e njerëzve nga ora 12 e mesditës deri në ora 6 të mëngjesit.

Për këtë vendim ka njoftuar vet kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq që do të hyjë në fuqi nga nesër dhe do të zgjasë 14 ditë.

Rakic ka thënë se “vendimi është marrë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të lehtësuar luftën kundër pandemisë”.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarave në këto komuna ditëve të fundit./ Gazeta Sinjali/