image Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 409 pacientë me COVID-19

Shëndetësi

Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 409 pacientë me COVID-19

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 409 pacientë janë në trajtim në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e bërë nga ShSKUK thuhet se 318 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 315  janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 171 pacientë, 11 prej tyre në gjendje të rënduar, 134 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 142 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 81 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 238 pacientë

14 në gjendje të rënduar

184 të konfirmuar pozitivë

173 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 36 pacientë

Spitali i Gjakovës, 40 pacientë

Spitali i Pejës, 56 pacientë

Spitali i Gjilanit, 36 pacientë

Spitali i Ferizajt, 34 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 29 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë

/Gazeta Sinjali/