image Në këtë komunë ka mbetur vetëm një rast aktiv me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Në këtë komunë ka mbetur vetëm një rast aktiv me koronavirus

news image

Komuna e Vitisë në të cilën u shënuan njëri nga dy rastet e para me COVID-19 në Kosovës, tani ka vetëm një rast aktiv me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të kësaj komune, sipas të cilit sot janë shëruar 8 persona dhe 8 të tjerë të dyshuar për koronavirus kanë rezultuar negativë në test.

“Lajm i gëzueshëm për Komunën e Vitisë. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka njoftuar se duke u bazuar ne njoftimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nga 9 persona te testuar te gjithe jane negativ dhe se prej 8 prej tyre jane shëruar plotesisht nga Koronavirusi të cilët kanë qenë në ritestim…Deri më tash nga gjithsejt 53 personat e prekur nga virusi COVID-19,janë shëruar 52 persona dhe ka mbetur vetëm edhe një person me Corona Virus në Komunën e Vitisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Me këtë rast, i pari i kësaj komune, Sokol Haliti u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tutje të respketojnë rekomandimet mjekësore./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/681477651898299/photos/a.699562510089813/3047124162000291/?type=3&theater