image Në këtë ditë kishte më së shumti pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Në këtë ditë kishte më së shumti pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Ditëve të fundit ka pasur rënie të numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar një fotografi rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale nga rastet me COVID-19.

Në ditët e para të muajit janar, numri më i madh i të shtrirëve në QKUK dhe spitalet rajonale ka qenë më 5 janar .

Në këtë ditë, 298 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus.

Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe në gjashtë spitale rajonale ka pësuar rënie ditëve të fundit.

/Gazeta Sinjali/