image Në Itali kërkohet gjykim i menjëhershëm për 19 -vjeçaren nga Kosova, “luaneshën e ISIS-it”

Evropë

Në Itali kërkohet gjykim i menjëhershëm për 19 -vjeçaren nga Kosova, “luaneshën e ISIS-it”

news image

Bleona Tafallari, 19 vjeçare e lindur në Kosovë, por me banim në Milano të Italisë, akuzohet se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik me bashkëshortin e saj dhe ishte gati të shkonte për të luftuar.

Prokuroria Publike e Milanos, më saktësisht prokurori Alberto Nobili, ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Bleona Tafallarin, 19 vjeçe, e lindur në Kosovë, por me banim në Milano, e riemërtuar si “luanesha e ISIS-it” dhe e arrestuar më 17 nëntor të vitit të kaluar në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, shkruan gazeta italiane, Il Giorno.

Sipas urdhrit të gjykatësit hetues Carlo Ottone De Marchi, vajza do ta kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe do të ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar dhe për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”. 

Ajo ishte një mbështetëse e përkushtuar e ISIS-it për të paktën tre vjet dhe do të kishte qenë pjesë, së bashku me të shoqin (i cili ishte në Gjermani) pjesë e grupit të quajtur ‘Luanët e Ballkanit’.

/GazetaSinjali/