Një foshnje 37-ditëshe ka vdekur në Greqi pasi që ishte e infektuar me COVID-19, raportojnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Sinjali.
Foshnja ishte e shtruar në spitalin për fëmijë Aghia Sofia në Athinë dhe ishte në respirator, duke bërë kështu që ajo të shënohet viktima më e re në Greqi si pasojë e COVID-19.
Në 24 orët e fundit, në Greqi kanë vdekur 39 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6 mijë e 797.
Ndërkohë, numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orët e fundit është 1 mijë e 165, kurse numri i përgjithshëm 206 mijë e 281./Gazeta Sinjali/