image Në Gjakovë arrestohen 2 pronarë të cilët hapën lokalet dhe shërbyen kafe në grup

Kosovë

Dispozitat/ Në Gjakovë arrestohen 2 pronarë të cilët hapën lokalet dhe shërbyen kafe në grup

news image

Janë arrestuar dy pronarë kafeneshë në Gjakovë, pasi që nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë gjatë pandemisë.

Në rrugën Ganimete Tërbeshi, dje rreth orës 12:00, policia ka arrestuar pronarin e një lokali pasi që i njejti hapi lokalin për të shërbyer pije në grup.

Gjithashtu, në rrugën Brahim Aliaj, pronari i një lokali është arrestuar për mosrespektim të dispozitave ligjore gjatë pandemisë, teksa është parë duke u shërbyer disa qytetarëve të cilët nuk respektuan distancën prej 2 metrash.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/