Para objektit të Kuvendit të Kosovës është mbajtur protesta e veteranëve të UÇK-së, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre, për shkak të mos përfshirjes në ligjin e pagës minimale, ndërsa brenda mureve të këtij objekti u diskutua ashpër mes pozitës dhe opozitës rreth qëndrimeve të tyre në lidhje me çështjen.
Pas mbylljes së seancës së Kuvendit edhe veteranët kanë ndërprerë protestën, që e nisën nga ora 09:30 e mëngjesit.
Veteranët ndonëse herë pas here tentonin të hynin brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, krerët e OVL-së u kërkonin që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë presion mbi policët, në mënyrë që protesta të vazhdojë e qetë.
Kështu me të përfunduar seanca dhe protesta, veteranët u dhuruan lule pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.