image Në fund të muajit Prokuroria dhe mbrojtja e Mustafës dakordohen për faktet

Kosovë

Në fund të muajit Prokuroria dhe mbrojtja e Mustafës dakordohen për faktet

news image

Mbrojtja e Salih Mustafës dhe Prokuroria kanë vendosur që deri në fund të muajit të merren vesh lidhur me afatet kohore dhe faktet të cilat do të paraqiten nga Prokuroria lidhur me çështjen.

Pas disa diskutimesh palët kanë arritur marrëveshjen që fundi i muajit të jetë afati i fundit.

Paraprakisht Prokuroria ka thënë se nuk i takon mbrojtjes të caktojë afatet kohore dhe se kjo është çështje e gjykatës.

“E kuptoj mbrojtjen që kanë nevojë për kohë, por ta zvarrisin deri në gusht është e papërligjur. Sa më shpejtë që Gjykata të vendosë afate është më mirë sepse ne do të orientohemi. Duhet të vendoset një afat i arsyeshëm”, ka thënë prokurori.

Gjykatësi, drejtuar mbrojtjes, ka thënë se marrëveshja është për të përshpejtuar procedurën dhe nuk është i detyruar të diskutojë për çështjet që do të diskutohen në gjyq.

“Nuk jeni sqaruar për një pikë të caktuar dhe kur thoni për këtë se nuk keni rënë darkord për një çështje kjo nuk do të thotë se do t’ i diskutoni marrëveshjet në këtë fazë”, ka thënë ai.

Pas kësaj, seanca ka shkuar në pauzë për 15 minuta. /Gazeta Sinjali/