image Në Frankfurt hapet panairi i veturave

Në Frankfurt hapet panairi i veturave

news image

Në Frankfurt, panairi i veturave sot hapi dyert për publikun, pasi u rezervua për përfaqësuesit e mediave për dy ditë.

Një nga ekspozitat më të mëdha në botë e automobilave do të zgjasë deri të dielën më 22 shtator.

Organizatorët kanë njoftuar se në këtë panair do të ketë rreth 60 premiera të veturave kryesisht hibride dhe atyre elektrike, pasi që industria e automobilave është e orientuar gjithnjë e më shumë nga ky lloj i makinës.

Ndër premierat më domethënëse në panairin e këtij viti në Frankfurt janë automjeti i ri i Land Rover Defender, makina elektrike kompakte Volkswagen ID.3, gjenerata e gjashtë Opel Corsa, Renault Captur i ri, modeli i parë elektrik Porsche – Taycan, makina elektrike e qytetit të vogël Honda që thjesht mban “E”, gjenerata e fundit Hyundai i10 dhe të tjerët.