image Jo Lewa, jo problem - Bayern ia shënon pesë gola Frankfurtit në pjesën e parë

Futboll

Jo Lewa, jo problem – Bayern ia shënon pesë gola Frankfurtit në pjesën e parë

news image

Është mbyllur pjesa e parë mes Frankfurt dhe Bayernit.

Dy skuadrat po hapin xhiron e kampanjës së edicionit të ri 2022-23 në Bundesliga.

E Bayerni nuk ka mundur ta nisë më mirë sezonin e ri, duke shënuar plot pesë gola gjatë 45 minutëshit të parë.

U deshën të kalojnë vetëm pesë minuta, kur Joshua Kimmich e shënoi golin e parë të Bundesligas për sezonin e ri, përpara se Benjamin Pavard të shënonte golin e dytë në minutën e 11-të.

Sadio Mane realizoi të tretën në minutën e 29-të, kurse Jamal Musiala gjashtë minuta më vonë e realizoi të katërtin në minutën e 35-të.

Serge Gnabry shënoi të pestin në minutën e 43-të, duke e demoluar kështu skuadrën e Frankfurt në vetëm 45 minutat e parë të ndeshjes.

/GazetaSinjaliSport/