image “Ne familja Krasniqi nuk lejojmë të rrahemi prandaj u detyrova të përdori armën”, ishin fjalët e Albertit dikur nga burgu i Lipjanit

Siguri

“Ne familja Krasniqi nuk lejojmë të rrahemi prandaj u detyrova të përdori armën”, ishin fjalët e Albertit dikur nga burgu i Lipjanit

news image

Sinjali pak minuta më parë raportoi ekskluzivisht se ka ndodhur një vrasje në Prishtinë, ku i dyshuari, Skënder Krasniqi, afarist nga Prishtina, ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqin.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrur Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre se “ejani se e vrava djalin”.

Kurse, viktima Albert Krasniqi në të kaluarën e tij ishte i përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Për rastin kur Krasniqi kishte qenë i përfshirë në plagosjen e reperit të njohur nga Shqipëria, Noizy, përmes rrjetit social të babait të tij, Skënderit, e kishte bërë një postim në Facebook nga burgu i Lipjanit, më 18 shtator të vitit 2016.

“Un Albert Krasniqi i pershendes nga burgu i Lypjanit te gjith shoket e mij, kushrit e mij, te cilet erdhen nga Zvicra, Gjermania, dhe Amerika,  dashamiret e mij, te cilet ne asnje moment nuk u ndan nga babai im krejt kohen kur ka ndodh rrasti, e sidomos e pershendes babain tim i cili me maturi dhe kujdes nuk lejoj qe ky aksident te mer dimensione me te medha, e ne asnje moment nuk u nda nga un e ne ndihmen time”, kishte thënë ai.

Gjithashtu, Krasniqi kishte shkruar se familja e tij s’kanë lejuar që të rrihen dhe sipas tij, nuk ka pasur qëllim që të sillet si një njeri i rebeluar.

“Por ju them se, un skam pas qellim te bej filma dhe te sillem njeri i rebeluar, por ne momentin qe na kan sulmuar, u detyrova te mbrohem, ne Familja KRASNIQI nuk e lejojm te rrehemi prandaj u detyrova te perdori armen sepse ata ishin ne numer shum me te madh e ne ishim vetem tre vet”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook në vitin 2016.

/Gazeta Sinjali/