image Në Evropë janë shitur më shumë vetura elektrike sesa në Kinë

Automjete

Në Evropë janë shitur më shumë vetura elektrike sesa në Kinë

news image

Gjatë shtatë muajve të fundit në Evropë janë shitur rreth 14 mijë vetura elektrike më shumë sesa në Kinë.

Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e analistit të çështjeve të lidhura me automobilizëm, Mattias Schmitt.

Ai po ashtu ka thënë se në Evropë, gjatë shtatë muajve të parë të vitit, janë shitur gjithsej 269.000 vetura tërësisht elektrike, ashtu si edhe veturat 231.000 PHEV.

Konsiderohet se njëra prej arsyeve se përse Evropa e ka kaluar Kinën është rritja e subvencioneve shtetërore në disa shtete. /Gazeta Sinjali/