image Në dy raste në Prizren, sekuestrohen armë në pronësi ilegale

Siguri

Në dy raste në Prizren, sekuestrohen armë në pronësi ilegale

news image

Policia në Prizren gjeti dhe sekuestroi dy armë në pronësi ilegale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në rastin e parë zyrtarët patrullues ndaluan një automjet për kontroll në rrugën Prizren-Vërmicë, dhe gjatë kontrollit policët gjetën në pronësi ilegale një armë të tipit revole Bereta si dhe 16 fishekë kalibër 9mm.

Me këtë rast u procedua penalisht i dyshimti D.K. i lindur në vitin 1995, dhe siç njofton Policia në Prizren, rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë patrulla policore u informua se në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, një person i dyshimtë kishte kanosur një qytetar duke ja drejtuar armën e mbushur.

“I dyshimti u arrestua nga Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë, ku gjatë kontrollimit iu gjet një armë e tipit revole dhe 6 fishekë të cilët i posedonte i dyshimti”, thuhet në raport.

Përveç kanosjes dhe mbajtjes ilegale të armës i njëjti rezultonte edhe nën ndikim të alkoolit me 1.61 promil.

“Pasi u informua prokurori i Shtetit i dyshimti R.B. i lindur në vitin 1982 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orësh. Me rastin po merren njësia e hetimeve në Prizren”, njofton tutje Policia. /Gazeta Sinjali/