image Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, studentët e Skenderajt nënshkruajnë kontratat për bursa

Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, studentët e Skenderajt nënshkruajnë kontratat për bursa

news image

170 studentë të universiteteve publike që vijnë nga Komuna e Skenderajt kanë nënshkruar kontratat për bursa, në një ceremoni të organizuar nga kjo komunë.

Studentët përfitues do të shpërblehen me shumën prej 300 eurove.

Duke uruar studentët për Ditën e Rinisë, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar rolin historik të rinisë kosovare.

“Jam i vetëdijshëm për pozitën tuaj në shoqëri, me sfidat që keni në rrugën tuaj të ngritjes profesionale, vështirësitë për tu punësuar, por në asnjë mënyrë nuk duhet të zhgënjeheni, sepse jeni ju ata që duhet të bëni ndryshimin, ju jeni vetë ndryshimi që duhet sjellë në vendin tonë”, ka deklaruar ai.

Para të rinjve, Jashari prezantoi projektet që kjo Komunë synon t’i realizojë.

Në emër të studentëve, në këtë ceremoni foli studentja Shqipdona Ademi, e cila e falënderoi kryetarin për përkrahjen dhe angazhimin e tij për të rinjtë e komunës së Skenderajt. /Gazeta Sinjali/