image Në Ditën e Pavarësisë, Fazliu ngrit lart flamurin e Kosovës, fiton të bronztën në Grand Slamin e xhudos

Sporte Luftarake

Në Ditën e Pavarësisë, Fazliu ngrit lart flamurin e Kosovës, fiton të bronztën në Grand Slamin e xhudos

news image

Në ditën e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur që t’i sigurojë vendit të saj një medalje.

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë, në Grand Slamin e Izraelit.

Fazliu për medaljen e bronztë e mposhti Gili Sharirin, me Ippon, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Xhudistja kosovare pak më herët në repesazh fitoi në mënyrë magjepsëse ndaj kampiones olimpike Clarisse Agbegnenoun. 

/GazetaSinjaliSport/