image Në Ditën e Gruas, djali e kërcënon nënën e tij 70-vjeçare në Han të Elezit

Siguri

Në Ditën e Gruas, djali e kërcënon nënën e tij 70-vjeçare në Han të Elezit

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës 40 vjeçare, pasi që i njëjti dyshohet për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sh.M., dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpinë e të vëllait të tij ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kërcënuar nënën e tij të moshës 70 vjeçare.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në lagjen “Meliq” në Han të Elezit.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje dhe Kanosje’.

/GazetaSinjali/