image Në Ditën e Fëmijëve, Sveçla viziton pediatrinë - siguron fëmijët se policia është në shërbim të tyre - Sinjali

Në Ditën e Fëmijëve, Sveçla viziton pediatrinë – siguron fëmijët se policia është në shërbim të tyre

news image

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar Klinikën e Pediatrisë në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sveçla i cili ishte i shoqëruar nga Policia e Kosovës ju ka uruar të gjithë fëmijëve shërim të shpejtë, duke i siguruar ata se policia është në shërbim të tyre.

Sot është dita e fëmijëve dhe me këtë rast ne deshëm që të mbështesim familjarët që janë me fëmijë dhe tu urojmë fëmijëve shërim sa më të shpejtë dhe t’i sigurojmë që Policia është për tu shërbyer. Falënderojmë ekipin e mjekëve të gjithë për kujdesin ndaj fëmijëve”, ka thënë ai

Ndërkaq drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka theksuar se janë duke bërë përpjekje maksimale që fëmijëve tu ofrohen shërbime cilësore mjekësore.

Ne si institucione po bëjmë përpjekje për tu ofrua shërbime shëndetësore sa më cilësore. Ajo çka kanë nevojë sot është shëndeti dhe siguria. Ne do të bëjmë përpjekje që të mos mungojnë shërbimet nga mjekët dhe Policia”, ka potencuar Krasniqi.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Baki Kelani ka pohuar se me këtë vizitë u kanë mundësuar fëmijëve që të njohin policinë e Kosovës për së afërmi.

Kjo ditë është shumë e rëndësishme dhe e veçantë dhe ne duhet t’i kushtohemi shumë fëmijëve sepse është e ardhmja e vendit dhe i kemi ndarë disa prej fëmijëve shkaku i pandemisë që tu japim edhe dhurata. T’i japim mundësi edhe ta njohin Policinë për së afërmi”, ka thënë ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: