image Në burgun e Lipjanit mbahet koncert, publikohen pamjet

Sociale

Në burgun e Lipjanit mbahet koncert, publikohen pamjet

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, është mbajtur një koncert, ku ka kënduar këngatari Deon Vuniqi.

Në faqen zyrtare të SHKK-së janë publikuar edhe pamje nga ky aktivitet.

“Përfshirja e të miturve në aktivitete kulturore, të miturve u lehtëson stresin, shkarkon energjitë negative, rritë humorin, përmirëson kujtesën dhe  normalizon jetën e përditshme në qendër. Me rastin e mbajtjes së koncertit, në shenjë falënderimi për solistin e ri, Deon Vuniqi, drejtori i Qendrës Korrektese të Lipjanit, Ali Gashi,  ndau mirënjohje”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/