image Në Bergamo, pas italianëve më së shumti janë shqiptarët të infektuar me koronavirus

Pandemia/ Në Bergamo, pas italianëve më së shumti janë shqiptarët të infektuar me koronavirus

news image

Analizimi i të dhënave të papërpunara nga Covid- 19, në provincën e Bergamos konfirmon se shqiptarët janë ndër komunitetet e huaja më të goditura në këtë territor nga kjo pandemi.

Italia po mbyll muajin e dytë e gjunjëzuar nga virusi Covid -19, e cila deri më sot ka shkaktuar 23.660 viktima dhe 178.972 të infektuar.

Koronavirusi ka goditur në mënyrë dramatike rajonin e Lombardisë ku u verifikuan vatrat e para të përhapjes së saj, e ku numri i viktimave është aktualisht 12.213 dhe janë regjistruar 66.236 të infektuar.

Në këtë rajon, Covid-19 ka shkaktuar një bilanc tragjik në veçanti në territorin e provincës së Bergamos ku deri më sot janë regjistruar 10, 689 të infekuar dhe 2.854 viktima.

Në territorin e provincës së Bergamos komuniteti i emigrantëve shqiptarë është ndër më të shumtit në numër pas emigranëve rumunë.

Shqiptarët në Bergamo janë aktualisht rreth 11.350  por ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa është numri i  të infektuarve apo i viktimave nga Covid -19.

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare ende nuk janë në gjëndje të japin informcaion me të dhëna të plota mbi numrin e emigrantëve shqiptarë në Itali të prekur nga koronavirusi.

Pak orë më parë Organizata Civile për kërkime e analizat sociale në territor, OnData ka publikuar një raport të detajuar të nxjerrë nga analizimi i të dhënave të papërpunuar të pacientëve me Covid- 19 në provincën e Bergamos ku ka nxjerrë një identifikim të të infektuarve në këtë territor.

Sipas këtij studimi mosha mesatare e të infektuarve ëshë 64. 6 vjeç, ndërsa e viktimave është 76.5.

Ndër komuntetet e huaja të infektuar nga Covid 19 shqiptarët janë ndër më të prekurit. Studimi konfirmon se janë 60 shqiptarë të infektuar nga Covid-19 në Bergamo, 57 rumunë, 47 emigrantë marokenë e 33  janë nga Bolivia.

Grupmosha më  e prekur nga koronavirusi në Bergamo është mbi 75 vjec, dhe 6 % e viktimave janë meshkuj. Në Bergamo rezultojnë 22 të porsalindur të prekur nga Covid-19 dhe rreth 60 minorenë./ Gazeta Sinjali/