Komuna e Ferizajit ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në bankomatet e Ferizajit janë vendosur dezinfektues, pasi aty çdo ditë shërbehen qytetarët.
Njoftimin e dha Komuna e Ferizajit përmes një shkrimi në Facebook.
“Edhe bankat në Ferizaj u urdhëruan nga Inspektorati i Komunës, të vendosin dezinfektues pranë bankomateve ku çdo ditë shërbehen qytetarët!”, thuhet në njoftmin e tyre.
Një rast me koronavirus në Komunën e Ferizajit është shënuar ditë më parë, i infektuar ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar në karantinë.
I infektuari nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët, as me fshatin./Gazeta Sinjali/