Aeroporti i Kabulit ishte qendër e strehimit të shumë civilëve që dëshironin të braktisin Afganistanin.
Gazetari i televizionit shtetëror turk, TRT, Ali Oztok ka publikuar një video në rrjetet sociale brenda aeroportit.
Në video shihet një aeroplan në gjendje të rëndë dhe jashtë funksionit gjersa më tutje afganët mëtojnë të evakuohen nga vendi.
“Talebanët zgjeruan rrethin e sigurisë rreth aeroportit Kabul pas sulmit të fundit terrorist”, ka shkruar ai në Twitter.
The Taliban expanded the security circle around the #Kabul airport after the recent terror attack. pic.twitter.com/TC3gkDWaFD
— Ali Özkök (@Ozkok_A) August 28, 2021