Kryeministri Albin Kurti, në 26- vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Ejup Statovci, ka bërë homazhe tek varri i tij.
Në këto homazhe ai ishte i shoqëruar nga Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Ahmet Geci, Lulëzon Jagxhiu, Jeton Rexha dhe Atdhe Hykolli.
Kurti tha se Statovci, Universitetin e Prishtinës e lartësoi edhe në aspektin ndërkombëtar e po ashtu edhe atë politiko-shoqëror në kushte tejet të vështira.
“Bashkë me Bujar Dugollin, Driton Lajçin, Hajrullah Koliqin, Ahmet Gecën, Lulëzon Jagxhiun, Jeton Rexhën, Atdhe Hykollin, erdhëm këtu tek varri i profesor Ejup Statovcit, Rektorit të Universitetit të Prishtinës, i cili ishte rektor për gjashtë vite të jashtëzakonshme kur edhe Universiteti i Prishtinës u ringjall ndonëse nën okupim dhe u bë institucioni i cili udhëheqte me rezistencën e atëhershme”.
“E sot e kemi 26-vjetorin e asaj proteste demonstrate historike të studentëve që i ka aq shumë borxh profesor Ejupit, andaj vendosëm lule të freskëta dhe bëmë nderim tek varri i tij për të treguar se nuk e harrojmë atë datë dhe i kemi aq shumë borxh këtij Profesori e Rektori i cili Universitetin e Prishtinës e lartësoi edhe në aspektin ndërkombëtar, por po poashtu edhe atë politiko-shoqëror në kushte tejet të vështira.Lavdi veprës dhe jetës së Profesor Ejup Statovcit!”, tha Kurti.