image Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 51 aksidente trafiku

Siguri

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 51 aksidente trafiku

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur 51 aksidente të trafikut, ku 20 kanë përfunduar me të lënduar, teksa 31 janë raportuar me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 1 mijë e 105 tiketa, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej në statistikat e policisë, bëhet e ditur se janë arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/