image Në 23-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, ShBA: Ishte e domosdoshme për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik nga Millosheviq

Politikë

Në 23-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, ShBA: Ishte e domosdoshme për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik nga Millosheviq

news image

Para 23 vjetëve, në Kosovë nisi operacioni i NATO-s për përfundimin e regjimit të Millosheviqit, që po vriste ushtarë e njerëz të pafajshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërhyrja e NATO-s ndodhi pasi Serbia nuk po pajtohej të lëshonte dorë nga Kosova.

E për këtë janë deklaruar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Më lejoni t’i kujtoj këtij Këshilli se Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për kërcënimin që gjendja e rëndë humanitare në Kosovë dhe numri në rritje i refugjatëve paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

“Na vjen keq shumë për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm, përfshirë ata që humbën jetën gjatë këtij operacioni ushtarak. Kujtojmë dhe vajtojmë me të gjitha ato familje që humbën të dashurit në konfliktet e viteve 1990. Kur vizitoi Beogradin në vitin 2016, Presidenti Biden shtoi ngushëllimet e tij personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve ’90, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. Dhe sot shtoj ngushëllimet e mia të përzemërta”, thuhet tutje.

“Marrëveshja do të kërkojë fleksibilitet, kompromis dhe guxim politik nga të dyja palët”.

“Le të nderojmë kujtimin e atyre që humbën duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti për të gjithë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në fund.

/GazetaSinjali/