image Ndryshon orari i shitjes së biletave për gjysmë-finalet e Kupës së Kosovës, Rahoveci jep arsyet

Basketboll

Basketboll/ Ndryshon orari i shitjes së biletave për gjysmë-finalet e Kupës së Kosovës, Rahoveci jep arsyet

news image

Klubi i basketbollit, KB Rahoveci përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se pse sonte nuk ka filluar shitja e biletave nga ora 21:00 siç ishte planifikuar.

Për shkak të sigurisë dhe në pamundësi të kontrollimit të masës, Rahoveci si organizator i ‘ Final 8’, ka vendosur që biletat t’i shes nesër nga ora 07:00.

Nesër pasdite do të luhen dy ndeshjet gjysmë-finale. Me fillim nga ora 16:30, skuadra e Yllit do të luaj kundër Bashkimit.

Ndërsa nga ora 19:30 na pret super deri, Peja kundër Rahovecit. Në të dy ndeshjet, palestra ‘Mizair Isma’ pritet të jetë e mbushur plot./Gazeta Sinjali/

Image may contain: text