image Ndryshohet rregullorja e Kuvendit, votohen komisionet parlamentare dhe mbyllet seanca e sotme

Kosovë

Kuvendi/ Ndryshohet rregullorja e Kuvendit, votohen komisionet parlamentare dhe mbyllet seanca e sotme

news image

Janë votuar 14 komisionet parlamentare në seancën e mbajtur të Kuvendit të Kosovës.

Me 91 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët votuan pro formimit të komisioneve parlamentare.

Numri i komisioneve parlamentare është zvogëluar nga 16 siç ishte me rregullore, në 14.

Për ta ndryshuar rregulloren, përkatësisht nenin 69 të saj, u votua paraprakisht gjithashtu me shumicë votash. /Gazeta Sinjali/