Janë votuar 14 komisionet parlamentare në seancën e mbajtur të Kuvendit të Kosovës.
Me 91 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët votuan pro formimit të komisioneve parlamentare.
Numri i komisioneve parlamentare është zvogëluar nga 16 siç ishte me rregullore, në 14.
Për ta ndryshuar rregulloren, përkatësisht nenin 69 të saj, u votua paraprakisht gjithashtu me shumicë votash. /Gazeta Sinjali/