image Ndryshimi drastik i Leonora Jakupit ndër vite

Showbiz/ Ndryshimi drastik i Leonora Jakupit ndër vite

news image

Një ndër këngëtaret më të dashura, Leonora Jakupi, shquhet si njëra ndër artistet më elegante të estradës.

Leonora ka filluar qysh e re të merret me muzikë, që nga mosha 15 vjeçare ku ka performuar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”.

Prej asaj kohe e deri tash, këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar solli shumë hite, disa prej të cilave ngelën në kujtesën e njerëzve edhe pse ka kohë që u publikuan.

40-vjeçarja ndër këngët të cilën e interpretoi me shumë dashuri ishte “A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën e armikut serb ndaj shqiptarëve. Këtë këngë ia dedikoi babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora u shpërngul ne Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë.

Jo rrallë ajo është komentuar edhe për jetën e saj private. Ajo në një emision pranoi se është në lidhje, por nuk e zbuloi se kush është mashkulli që ia rrëmbeu zemrën asaj. Megjithë këtë, këngëtarja po duket shumë e lumtur.

“A m’ke harru” është projekti i fundit i bukuroshes nga Drenica. Projekti numëron mbi 1 milion klikime./Gazeta Sinjali/