Motori i kërkimit i Google ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh falë Inteligjencës Artificiale.
Kompania ka filluar testimin e softuerit BERT (Bidirectional Encoder Representations from Transformers) në SHBA, i cili do të jetë në gjendje të analizojë një fjalë në lidhje me të gjitha fjalët e tjera të pranishme në një fjali, në mënyrë që të ketë një kuptim më të madh të kontekstit në të cilin shqipërohet.
“Në thelb BERT do të interpretojë kërkimet e përdoruesve në një mënyrë më pak të mirëfilltë duke favorizuar kuptimin e përgjithshëm të një fjalie’’, theksojnë autorët.
Sistemi i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm në anglisht dhe vetëm në SHBA.
“Është hapi më i madh në pesë vitet e fundit dhe një nga histori në fushën e kërkimit”, shpjegon Pandu Nayak, nënkryetar i Google Search.