image Ndotja e ajrit, Ministri i Ambientit ka një apel për qytetarët

Kosovë

Alarm/ Ndotja e ajrit, Ministri i Ambientit ka një apel për qytetarët

news image

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i kushtojnë një kujdes të veçantë ruajtjes së ambientit.

Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka bërë apel tek qytetarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave, kopshteve e hapësirave të tjera.

“Situata aktuale e pa volitshme meteorologjike e cila eshte duke vazhduar qe një kohë të gjatë, e percjellur me thatësi, perveç problemeve hidrologjike të përcjellura me mungesa të ujit, po percillet edhe me ndotje te ajrit si pasojë e mos qarkullimit të masave të ajrit në atmosferë, konkretieht shtresës të ulët të saj pranë sipërfaqes së tokës. Kjo situatë ka mundësuar koncetrim të lartë të ajrit të ndotur, shkaku i lirimit nga tymtarët e KEK-ut, përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, por edhe nga zjarret e shkaktuara nëpër pyjet e Kosovës dhe nga djegia e pa kontrolluar e mbeturinave nëpër lokacione të ndryshme të Kosovës, sidomos gjatë “pastrimit” të kopshteve dhe arave”, ka thënë Matoshi.

Ai gjithashtu fton qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate.

“Apeloj tek të gjithë qytatarët që të mos ndezin zjarre për “pastrim” të arave, kopshteve etj. Po ashtu organet kompetente komunale, inspektorët, policia por edhe qytetarêt të bashkpunojnë me organet kompetente për tejkalim të kësaj situate”. /Gazeta Sinjali/