image Ndodhi kosovare, shembet tribuna e stadiumit në Prizren vetëm katër vite pas përurimit

Futboll

Ndodhi kosovare, shembet tribuna e stadiumit në Prizren vetëm katër vite pas përurimit

news image

E përuruar në vitin 2019, teksa ende pa i mbushur pesë vite nga ky përurim, është shembur tribuna e stadiumit me bari artificial në Korishë të Prizrenit, stadium ky që u shfrytëzua nga klubi A&N.

Në pamjet e publikuara RTV Besa shihet se pas shembjes tashmë tribuna është jofunksionale, e cila ka dëmtuar edhe një pjesë të fushës.

Siç bëhet e ditur, deri të kjo shembje dyshohet se ka ardhur shkaku i gërmimeve në pjesën e dheut pas tyre, por edhe punimeve të dobëta.

Tribuna e shembur e stadiumit në Korishë
Tribuna para shembjes
Pamje gjatë zhvillimi të një ndeshje

/GazetaSinjaliSport/