E përuruar në vitin 2019, teksa ende pa i mbushur pesë vite nga ky përurim, është shembur tribuna e stadiumit me bari artificial në Korishë të Prizrenit, stadium ky që u shfrytëzua nga klubi A&N.
Në pamjet e publikuara RTV Besa shihet se pas shembjes tashmë tribuna është jofunksionale, e cila ka dëmtuar edhe një pjesë të fushës.
Siç bëhet e ditur, deri të kjo shembje dyshohet se ka ardhur shkaku i gërmimeve në pjesën e dheut pas tyre, por edhe punimeve të dobëta.