image Ndodh sulmi i katërt në Kabul

Botë

Ndodh sulmi i katërt në Kabul

news image

Edhe një sulm ka ndodhur në Kabul, konkretisht në kryeqytetin e Afganistanit.

Këtë e ka konfirmuar gazetarja, Aisha Ahmad, në rrjetin social Twitter.

“Raportohet për një sulm të katërt”, tha ajo.

Ndryshe, numri ushtarëve amerikanë të vrarë në aeroportin e Kabulit po vazhdon të rritet. Pas shpërthimit të tretë, të paktën dhjetë ushtarë amerikanë kanë vdekur, raporton Guardian.

Ndërsa, korrespodenti i Reuters, Idrees Ali, ka thënë se Pentagoni në një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën dhjetë ushtarë amerikanë dhe pritet që numri të rritet.

Deri tash kanë ndodhur katër shpërthime në aeroportin e Kabulit, ndërsa autori i sulmit ende nuk dihet.

Pos ushtarëve amerikanë, të paktën 50 persona kanë vdekur nga këto shpërthime.

/GazetaSinjali/