image Ndodh edhe kjo: Nëna i mbante fëmijët mes plehrave dhe jashtëqitjeve

Botë

Botë/ Ndodh edhe kjo: Nëna i mbante fëmijët mes plehrave dhe jashtëqitjeve

news image

Pronari i një shtëpie në Birmingam të Anglisë, cilën e kishte dhënë me qira, zbuloi se nëna që jetonte aty i mbante katër fëmijët mes jashtëqitjeve, mykut dhe plehrave.

43-vjeçari Shahin Miah kishte 5 muaj që përpiqej ta kontaktonte, por nuk mundi.

Më pas vendosi të udhëtonte e ta shikonte vetë shtëpinë, por u neverit aq shumë nga ajo që pa sa iu desh të villte jashtë.

“Kishte plehra gjithandej, ushqim të kalbur. Nuk mund të kaloje dot në kuzhinë e në banjë sepse kishte jashtëqitje në dysheme”, tha ai.